Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një shqiptare, përfaqësuese e Ballkanit në turizëm

May 12
13:33 2016

...

...
Picture 1 of 4

Një shqiptare  përfaqëson Ballkanin në konferencën me temë “Adventure Next Balkans” e cila po mbahet në Ohër përgjatë këtyre ditëve (10-12 maj). Gjatë fjalës së saj në këtë konferencë, Blerina Ago nga Federata Shqiptare e Rafting, vlerësoi bashkëpunimin ndërballkanik si të domosdoshëm në rritjen ekonomike.

“Turizmi është potenciali më i madh i të gjitha vendeve për t’u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, në respekt të mbrojtjes së natyrës dhe trashëgimisë. Më në fund, jemi duke përjetuar një rritje të destinacionit turistik të quajtur “Ballkan”. Ky është një destinacion ku turistët janë shërbyer më shumë sesa ne mund të ofrojmë individualisht ndonjëherë. Është koha ku ne nuk e shohim veten si shqiptarë, maqedonas, malazezë, por si operatorë ballkanas. Si të tillë ne jemi duke ofruar një larmi të madhe aventurash, peizazhesh, aktivitete, ushqime, kultura dhe eksperienca,  por me një gjë të përbashkët. Ne të gjithë ndajmë një pjesë toke të quajtur Gadishulli Ballkanik. Ballkanasit janë aq shumë të ndryshëm dhe në të njëjtën kohë aq të ngjashëm. Ne ndajmë histori të ndryshme, por ndihemi njësoj. Popujt tanë flasin një shumëllojshmëri gjuhësh dhe kulturat tona janë shumë të ngjashme.”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Konferencës “Adventure Next Balkans” të organizuar nga “Adventure Travel Trade Association”, iu bashkuan mbi 300 delegatë përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara, Europës Juglindore, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, si dhe organizata, gazetarë dhe operatorë ndërkombëtarë turesh, mbi 150 ofrues shërbimesh dhe produktesh turistike si dhe përfaqësues të niveleve të larta të fushës së turizmit të Europës Juglindore.

Në fjalën e tij, Presidenti i “Adventure Travel Trade Association”, Shannon Stowell, u shpreh se bashkimi dhe shkëmbimet janë mënyrat e duhura që mundësojnë një zhvillim ekonomik më të madh për rajonin e Ballkanit përmes zhvillimit të tij si destinacion turistik.

Komento
Etiketimet
Shperndaje