Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Llojet e pushimeve që nuk i keni bërë ende, por duhet patjetër t’i provoni një herë në jetë

Llojet e pushimeve që nuk i keni bërë ende, por duhet patjetër t’i provoni një herë në jetë
January 13
17:12 2017

Çfarë lloj udhëtari jeni ju? Ju pëlqen një dhomë e qetë ku të relaksoheni, apo ju pëlqejnë pushimet në kamping ku kushtet mundojnë? Apo parapëlqeni të mos flini fare në udhëtime? Cilado qoftë preferenca juaj, përpiquni që të mos jeni fanatik të një lloj pushimi, por ndërthurini vazhdimisht për të provuar emocione të reja. Këtë herë nuk do t’ju tregojmë destinacionet ku duhet të shkoni, por llojet e pushimit që duhet të provoni të paktën një herë në jetë, pa pasur rëndësi vendi që vendosni të vizitoni.

  1. Bëni një udhëtim me makinë drejt një vendi të largët.

1

E dimë që komoditeti është që udhëtimi të zgjasë pak dhe ju të arrini në destinacion. Kjo është edhe arsyeja se pse janë krijuar avionët, por kështu ju humbni kënaqësinë e një udhëtimi me makinë ku mund të bisedoni, të dëgjoni muzikë dhe të prekni nga afër shumë vende. Mos ngurroni të përgatisni edhe një piknik, ku mund të ndaloni për të ngrënë në një vend që ju e shikoni më të përshtatshëm.

  1. Udhëtoni një herë vetëm.

2

Ndoshta ju nuk jeni individualistë si persona, por duhet patjetër që të udhëtoni një herë vetëm. Shkoni eksploroni diku ku keni dëshirë dhe dedikojuni plotësisht vetes tuaj. Pasi të ktheheni do të ndiheni jo vetëm më mirë shpirtërisht, por edhe do të keni rritur besimin te vetja.

  1. Arratisuni në një vend ku të bëni trajtime SPA.

3

Nëse jeni shumë të stresuar nga puna, menjëherë caktoni një vend të largët që ofron shërbime masazhesh dhe pishina apo ujëra termale ku të relaksoheni siç duhet. Do të ishte shumë mirë të fikni edhe telefonin teksa bëni këto pushime. Ju sugjerojmë “Mii Amo” në Arizona, do të kënaqeni edhe me joga!

  1. Bëhuni turist në vendin ku keni lindur.

4

Vendi ku lindim është vendi që vizitojmë më pak sepse e marrim të mirëqenë që e njohim mirë. Por në fakt ju duhet të ktheheni në një ditë vetëm si turistë në vendin ku keni lindur dhe do të shikoni se sa gjëra të reja do të zbuloni. Madje nëse doni ta përfundoni siç duhet ditën prej turisti, zgjidhni të flini në hotel atë ditë.

  1. Udhëtimi me balona.

5

Nëse është një eksperiencë romantike që ju duhet ta provoni patjetër është të shikoni një vend të bukur teksa perëndon dielli dhe ju të jeni në një balonë së bashku me partnerin apo partneren tuaj. Në “Cappadocia” të Turqisë ky ofrohet si shërbim dhe është një ndër më të preferuarit.

  1. Planifikoni një udhëtim ku të ngjisni male.

6

Duhet të provoni patjetër një herë të ngjisni një mal jo vetëm për të testuar veten tuaj fizikisht, por edhe për të ndierë të gjithë kënaqësinë që të fal natyra dhe ajri i pastër.

  1. Një aventurë që ka kryefjalë kulinarinë.

7

Kujt nuk i pëlqen ushqimi? Mirëpo, ndonëse kudo që shkojmë përpiqemi që të provojmë ushqim të mirë, asgjë nuk krahasohet me të prekurit të ushqimit në vendet që e kanë më të dalluar se të tjerët. Shkoni diku ku prodhohet realisht ushqimi. Një vend ku bëhet djathi apo vera apo çdo lloj ushqimi tjetër dhe konsumoni vakte të freskëta të sapodala nga procesi.

  1. Udhëtoni në një vend ku ka trashëgimi spirituale.

8

Ka disa vende në botë që kanë një trashëgimi spirituale shumë të rëndësishme. Vendi ku ka lindur krishtërimi apo myslimanizmi, fe të tjera apo vende që kanë një energji të caktuar spirituale, janë vende që shoqërohen me mjaft histori dhe energji. Do të ndiheni shumë të mbushur shpirtërisht.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje