Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto vende po vizitohen gjithnjë e më pak nga turistët? Arsyeja është kjo…

Këto vende po vizitohen gjithnjë e më pak nga turistët? Arsyeja është kjo…
May 31
20:07 2016

Turqia, Greqia dhe Egjipti janë ndër shtetet që po e ndiejnë më së shumti koston e krizës së emigrantëve në Europë, me të dhëna të reja, të cilat tregojnë rënien e vizitorëve të huaj.

Është Egjipti që po vuan më shumë, shifrat e të cilit flasin për numrin e turistëve të këtij viti në vend, 46% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Greqia, ishujt lindorë të të cilit janë ndalesa e parë e mijëra emigrantëve që ikin nga konflikti në Siri  e Libi, ka përjetuar një ulje me 11% të vizitorëve, pas rritjes prej 7% të vitit të kaluar.

Gjithashtu edhe Turqia, mes problemeve të brendshme dhe sulmeve terroriste, ka pësuar një rënie prej 9,9% të vizitorëve të huaj në vend.

Studimet e kryera nga grupi i “Euromonitor” nga World Tourism Organisation dëshmojnë për një efekt të kundërt në shtete si Kroacia, Spanja, Holanda, Gjermania apo Malta, të cilat kanë pasur rritje të numrit të turistëve.

“Aktualisht, turizmi egjiptian po mbijeton falë çmimeve të ulëta që ndihmojnë buxhetin e udhëtarëve. Gjithsesi, lind pyetja: Sa janë të gatshëm këta turistë të vizitojnë Egjiptin pas eventeve të fundit?” – shprehet Nadejda Popova, menaxhere në Euromonitor, duke iu referuar rënies së avionit pak javë më parë.

“Qeveria duhet të sigurojë udhëtarët dhe turistët potencialë se shteti është duke bërë mjaftueshëm për të parandaluar aktet terroriste dhe për të siguruar qëndrimin e vizitorëve”, – shton më tej ajo.

Kanë filluar të merren masat e para, me ministrin e Turizmit që së fundmi ka premtuar masa shtesë sigurie, që përfshijnë makineri të reja për skanimin e  trupave me kosto rreth 26 milionë stërlina.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje