Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Këto janë vendet më të ndotura në botë ndaj as mos e çoni ndër mend të planifikoni pushimet tuaja aty!

Këto janë vendet më të ndotura në botë ndaj as mos e çoni ndër mend të planifikoni pushimet tuaja aty!
August 15
14:50 2018
  1. Lagos, Nigeri

Metropoli më i madh në kontinentin e Afrikës është vendi që renditet më i keqi në botë për ndotjen e ajrit. Shumica e banorëve mbështeten te gjeneratorët me naftë. Bëni mirë të mos shkelni këtu!

  1. Bangkok, Tajlandë

 

Tajlanda vizitohet nga të huajt kryesisht për mrekullitë natyrore dhe vendet fetare. Por cilësia e ajrit në kryeqytetin e Tajlandës mund të jetë shumë e rrezikshme, veçanërisht për fëmijët.

  1.  Paris, Francë

Parisi, i cili ka shkuar aq larg sa të ndalojë qarkullimin e makinave të vjetra (para 1997) ende po përpiqet të luftojë emetimet e makinave që kontribuojnë në cilësinë e dobët të ajrit.

  1. Pekin, Kina

Kina e mbipopulluar me njerëz ka një reputacion të keq për smogun. Kështu që shumica e udhëtarëve në Pekin e dinë fare mirë se çfarë i pret kur shkojnë ta vizitojnë atë.

  1. Buenos Aires, Argjentinë

Qyteti i tretë më i madh në Amerikën e Veriut, Buenos Aires vuan tepër për ndotjen e smogut. Shkak kryesor janë përdorimi i makinave me naftë, kryesisht në ditët e nxehta të verës.

/Blitz.al/

Share