Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këshilla për të bërë një udhëtim të sigurt

Këshilla për të bërë një udhëtim të sigurt
June 30
23:54 2016

Udhëtimet janë një përvojë e bukur, por kur bëhen plane për të udhëtuar ekziston gjithmonë edhe frika apo meraku për sigurinë e familjes tuaj. Ju mund të ndiheni më shumë të frikësuar dhe të pasigurt sidomos nëse keni fëmijë. Por ka shumë mënyra për të qenë të sigurt dhe për t’u argëtuar.  Ndiqni këshillat më poshtë për të kaluar pushime të paharrueshme.

  • Bëni një plan

Plani duhet të jetë i detajuar. Sigurohuni që të mos harroni gjërat që ju nevojiten dhe krijoni një itinerar ku do të shkoni. Qëndrojini gjithmonë strikt planit që keni bërë.

  • Mendohuni më përpara për të pasur gjërat e domosdoshme

Në qoftë se fëmijët vuajnë nga sëmundje ose janë delikatë duhet të mbani gjithmonë çantën e ndihmës së shpejtë. Duhet të informoheni në qoftë se ka qendra shëndetësore pranë vendit ku ju do të qëndroni.

  • Duhet të keni një telefon

Edhe pse dëshironi që të qëndroni larg zhurmës dhe njerëzve, vetëm me familjen tuaj, ju duhet të keni një telefon sepse do t’ju vijë në ndihmë në çdo moment emergjence.

  • Merrni para

Sigurohuni që përveç kartave të kreditit të keni edhe para me vete sepse mund t’ju nevojiten gjatë rrugës.

  • Qëndroni larg rrjeteve sociale

Përpara se të niseni duhet të siguroheni që mos të shkruani në rrjetet sociale vendndodhjen tuaj, sepse këtë informacion mund ta marrin njerëz të gabuar dhe ka shumë mundësi që t’ju vjedhin shtëpinë.

  • Kontrolloni fëmijët

Duhet të kontrolloni fëmijët dhe t’i mësoni ata të qëndrojnë pranë jush. Sepse mund të humbin gjatë udhëtimit ose mund të takojnë njerëz të rrezikshëm.

  • Përgatisni “snacks” dhe ujë

Kur niseni për udhëtim duhet të keni “snacks” dhe ujë me vete. Kjo jo vetëm që ju ndihmon të kurseni paratë, por jeni të sigurt që fëmijët kanë diçka që u pëlqen për të ngrënë.

  • Vishuni me ngjyra dalluese

Kur udhëtoni në vende të mëdha ngjyrat e veshjeve ju dallojnë lehtësisht për të gjetur anëtarët e familjes dhe për të mos humbur në turmë.

  • Fotot e fundit mbajini me vete

Në portofol ose telefon duhet të mbani një foto të fundit të familjarëve tuaj: në qoftë se ata humbin ju keni një foto aktuale për t’ua treguar rojeve të sigurisë.

  • Mbikëqyrni fëmijët në pishinë

Në qoftë se në vendin ku shkoni ka pishinë, ju duhet të jeni aty për të mbikëqyrur fëmijët tuaj edhe në qoftë se ka roje.

Etiketimet
Shperndaje