Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harrojeni Parisin! Këto janë vendet që duhet të vizitoni patjetër në 2017-n

Harrojeni Parisin! Këto janë vendet që duhet të vizitoni patjetër në 2017-n
January 06
20:00 2017

HOLBOX, MEKSIKË

a

Nëse doni një pushim të mbushur me aktivitete kulturore, atëherë vendoseni Holobox-in në listën tuaj. Ju mund të qëndroni atje të ulur në një shezllon duke bërë banjë dielli, ndërkohë që pini një pije freskuese dhe përpara jush ndodhet oqeani dhe rëra e bardhë. Gjithashtu, për ata që pëlqejnë edhe aktivitetin fizik mund të merrni një biçikletë dhe të eksploroni historinë e këtij rajoni. Ky vend është i pasur me kafshë, si peshkaqenë, balena dhe flamingo. Atje do të gjeni një parajsë të vërtetë.

SHKRETËTIRA E NAMIBISË

b

Nëse doni të bëni diçka ndryshe këtë vit shkoni në shkretëtirën e Namibisë. Kjo është një nga shkretëtirat më të vjetra dhe më të mëdha dhe gjithashtu ka një numër të ndryshëm bimësh dhe kafshësh, prej të cilave janë unike zebra malore dhe elefantët e shkretëtirës. Ky është një vend magjik, sidomos për fotografët, pasi ka shumë vende që mund të kapësh foto. Aktiviteti më i bukur që mund të bëni është që të shikoni lindjen e diellit. Është një mrekulli!

ISHULLI PALAWAN, FILIPINE

c

Nëse nuk ju pëlqejnë shkretëtirat, atëherë është e sigurt që ky ishull do t’ju pëlqejë. Nga shumë revista prestigjioze është quajtur si ishulli më i bukur në botë. Mund të shkohet në ishull vetëm me avion ose anije. Ky ishull është i mbushur me bimë unike dhe me ujin më të pastër që mund t’ju kenë parë sytë.

PATAGONIA, KILI

d

Me siguri që jeni lodhur nga festat dhe tani kërkoni një vend të qetë dhe të paqtë, ky vend është Patagonia ne Kili. Ky vend vizitohet shumë nga çiftet pasi është shumë romantik me akullnajat, liqenet dhe fjordet e saj. Peizazhet mahnitëse do t’ju mundësojnë foto shumë të bukura, prandaj mos e harroni aparatin fotografik. Gjithashtu nuk duhet të humbisni peizazhet e “Torres del Paine National Park” dhe “Tierra del Fuego”.

Komento
Shperndaje