Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Harrojeni Parisin! Këto 7 qytete në Francë duhet t’i vizitoni patjetër në udhëtimin e radhës

Harrojeni Parisin! Këto 7 qytete në Francë duhet t’i vizitoni patjetër në udhëtimin e radhës
October 20
16:17 2018

Parisi është qyteti më i famshëm në Francë, dhe jo më kot. Por nuk është i vetmi vend i bukur. Këto 7 qytete duhet t’i vizitoni patjetër:

  1. Laguiole

Disa orë në jug të Parisit, ky qytet ka shumë për të ofruar. Njihet për djathin dhe elementet e veçantë të kuzhinës, më specifikisht formën unike të thikës. Gjithashtu ka dhe një histori të pasur, dhe shumë dyqane artizanati dhe punimesh me dorë që nuk duhet t’i humbisni.

  1. Nice

Si mund të mos përmendim bregdetin francez? Një qytet me gjelbërim dhe pasuri natyrore dhe një arkitekturë me thesare historike. Vizitoni “Le promenade des Anglais”, rrugën më të famshme të bregdetit mesdhetar.

  1. Champagne

Nëse po mendoni se ky është vendi i origjinës së shampanjës, jeni të saktë. Kjo pije prodhohet nga miksimi i tre llojeve të rrushit: Blanc de Blancs, Chardonnay, dhe Blanc de noirs. Është një qytet rural, ku mund të realizoni foto magjepsëse dhe të shijoni qetësinë.

  1. Cannes

Me siguri të gjithë e njihni nga Festivali i Filmit që zhvillohet çdo vit aty. Por Kana ka më shumë për të ofruar se aq. Është një ndër qytetet më luksoze, me firma të brandeve më të njohura, me udhëtime me jaht në portin “Vieux” dhe sigurisht, plazhet ranore ku mund të merrni rreze dielli.

  1. Lyon

Një gjë është e sigurt: do të mbusheni me art, histori, kulturë, arkitekturë dhe artisan në rrugët e Lyon-it. Gjëja për të cilën dallohet më shumë është ushqimi. Prandaj ka marrë edhe titullin “kryeqyteti botëror i gastronomisë”.

  1. Marseille

Si çdo qytet tjetër, edhe Marseille është vendi i duhur nëse ju pëlqen arti dhe kultura. Në 2013, ju dha titulli “Kryeqyteti europian i kulturës”. Do kaloni orë të tëra nëpër dyqanet e shumta, që mbi të gjitha kanë super ulje në çdo periudhë.

  1. Versailles

Me siguri keni dëgjuar për Pallatin e Versajës, dhe po, është po aq i magjishëm sa e përshkruajnë. Do ju magjepsë kjo godinë historike, me detajet e ornamenteve në arkitekturë dhe bukurinë e vjetërsisë së këtij pallati.  Është vetëm 40 minuta larg Paris-it, kështu që mund t’i vizitoni të dyja në një udhëtim.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje