Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Vendet që meritojnë më shumë turistë, sipas “National Geographic”

July 29
12:50 2016

1. Armenia

Picture 1 of 10

Edhe pse Armenia ka qenë një vend me konflikte që pas rënies së Bashkimit Sovjetik, tanimë ky vend është i qetë dhe i sigurt për t'u vizituar. Armenia ka qenë vendi i parë në botë që ka adoptuar kristianizmin si fe, ndaj dhe aty mund të gjeni disa nga kishat më të vjetra. Gjithashtu, përveç kishave mund të vizitoni parqe të mëdha me lloje bimësh të pazakonta. Nëse vendosni të vizitoni Armeninë, mos lini pa parë nga afër tempujt Garni. Duke qenë se kufiri me Azerbajxhanin ende nuk është stabilizuar plotësisht, përpiquni të mos shkoni në zonën Goris apo Tatev.

Janë disa vende që kanë një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore dhe historike, por për disa arsye, siç mund të jenë izolimi prej diktaturave apo pushtimet e njëpasnjëshme e luftërat politike, nuk preferohen prej turistëve, të cilët kanë frikë të shkojnë dhe të vizitojnë këto destinacione. Megjithatë, “National Geographic” ka bërë një përmbledhje të 10 vendeve të cilat tani janë mjaft të sigurta dhe shumë të rekomandueshme për t’u vizituar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje