Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Nga India në Itali, ky është albumi i vendeve më të bukura që mund të vizitoni

(Foto) Nga India në Itali, ky është albumi i vendeve më të bukura që mund të vizitoni
August 25
10:49 2018

Të shumtë janë ata që të udhëtuarit e kanë pasion e zgjedhin të shkojnë e të vizitojnë jo vetëm vende që ndodhen afër me Shqipërinë, por deri në Lindjen e Largët apo në Amerikën e Jugut. Madje kohët e fundit, ata që e kanë mundësinë janë duke zgjedhur të shkojnë të vizitojnë edhe vende që nuk të garantojnë luks apo komplekse të shtrenjta, por shtete që pasqyrojnë kulturën e lashtë dhe tradita jo të zakonta. Sigurisht në secilin nga këto vende, që nga India, Italia, Spanja apo Kina mund të gjejmë pamje spektakolare dhe vizitues të ndryshëm kanë shpërndarë online foto të cilat nëse nuk i sheh vetë, vështirë të besosh që janë pamje të vërteta. Ky është albumi i fotove i vendeve më të bukura që mund të vizitoni.

 

  1. Manall, Himachal Pradesh, Indi: Një vend që të ofron pamje të pabesueshme gjatë ditës, por që nuk kanë të krahasuar me imazhin e “Rrugës së Qumështit” që mund të shihni gjatë natës.

 

2. Puerto de la Cruz, Tenerife, Spanjë: Kjo pamje është shkëputur nga festivali i “Virgen del Carmen” që nderon shenjtorët që mbrojnë peshkatarët e zonës e që mund të shkosh ta vizitosh më 16 korrik, data zyrtare e festës.

 

3. Yungcheng City, Kinë: Nje pamje abstrakte shumëngjyrëshe e “Salt Lake” tregon mrekullinë që mund të shohësh po të vizitosh perëndimin e Pekinit, me liqenin që ndryshon ngjyrën sa herë që vëlllimi i ujit të tij luhatet.

 

4. Hawaii: Kjo është një nga pamjet që mund të shohësh në ishullin e Hawaii-t gjatë natës nëse zgjedh të udhëtosh atje dhe tregon një pamje të kanaleve të llavës, të një prej vullkanëve të shumtë që ndodhen atje.

 

5. Tokio: Ndër të tjera, një nga metropolet më të zhvilluara të Lindjes, na ofron këtë muze të arteve dixhitale që shfaqet në pamjen e mëposhtme, duke na dhënë dhe një arsye më shumë për ta vizituar.

 

6. Chania, Kretë: Pak kilometra nga qyteti i Chania-s ndohet ishulli i Kretës, një nga vendet më të bukura të Mesdheut, e ku mund të pushosh në plazhin më të famshëm të tij “Stavros Beach”, plazh ku janë xhiruar dhe filma shumë të famshëm.

 

7. Stambolli: Qyteti më i madh i shtetit që ne e njohim mirë, Turqisë na ofron pamje të mrekullueshme si kjo e “Xhamisë se Sulejmanit”, e ndërtuar sipër grykëderdhjes së lumit “Golden Horn”.

 

8. Cabo Girao, Portugali: Në lartësinë 580 metra, Cabo Girao është kepi më i lartë në Europë, i ndodhur në arkipelagun e Madeira-s, vend nga ku mund të shohësh pamje spektakolare të Oqeanit Atlantik.

 

9. Lofoten, Norvegji: Pamjet e aurorave që të ofron arkipelagu i Lofoten në agim, është një nga arsyet e shumta pse ky plazh i shtetit skandinav është një nga më të vizituarit në Europë.

 

10. Maastricht, Hollandë: Ndryshe nga sa mendohet Hollanda nuk të ofron vetëm eksperiencën e Amsterdamit por edhe pamje si kjo që kemi zgjedhur, e cila tregon fundin e autsotradës 490 km “Pieterpad” që lidh veriun dhe jugun e shtetit.

 

11. Paris: Të gjithë e dimë që Parisi është një nga qytetet e Europës që duhet vizituar të paktën një herë në jetë, por kulla Eiffel nuk është e vetmja gjë që mund të tërheqë vemendjen tuaj atje, shumë lehtë mund të gjeni peizazhe si ky ne foto, i cili ndodh të jetë sheshi para muzeut të Luvrit.

 

12. La Concepcion, Meksikë: Një nga komunitetet më të vogla të regjionit afër qytetit të famshëm të Akapulkos, që shtrihet pranë lumit Papagayo, të ofron pamje të tilla të cilat mund t’i shohësh vetëm një herë ne jetë.

 

13. Vilanova de Sau, Katalonja, Spanjë: Një nga gjërat më të bukura që mund të shohësh në regjionin historik të shtetit iberik është kjo pamje e një kishe romake të shekullit të 11-të që del në sipërfaqe të rezervuarit ku ndodhet, sa herë që ujërat e tij ulin nivelin.

 

14. Boudhanath Stupa, Kathmandu, Nepal: vendi i mbrojtur nga Unesco, të ofron momente ku shpeshherë zogjtë e zonës bëjnë parada të tilla.

 

15. Liqeni i Ortës, Itali. Perëndimi i diellit mbi ishullin e “San Giulio” në Liqenin Orta, në Italinë veriore është një nga atraksionet më të bukura që ndoshta jo të gjithë e dinë që ekzistojnë në shtetin përballë.

Komento
Shperndaje