Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Jeni të apasionuar pas kampingut? Ky do të jetë destinacioni juaj i ëndrrave

August 11
16:10 2016

...

Mirëserdhët në “kampingun ekstrem”! Kështu quhet tanimë zona në malin Laojun, në provincën Henan të Kinës që i është dedikuar të gjithë atyre që kanë pasion kampingun.

Në një lartësi prej 1700 metrash, me siguri duhet guxim i madh për të fjetur qoftë edhe një natë, megjithatë ky është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të aventurierëve të cilët kanë qëndruar gjithë fundjavën.

Një grup prej 100 vetësh fjetën për herë të parë në këtë zonë në javën e parë të gushtit dhe shumica prej tyre kanë rrëfyer se pamjet mahnitëse në agimet dhe perëndimet e diellit i kanë bërë këta të fundit të harrojnë lodhjen për tu ngjitur deri aty sepse, sigurisht që për të bërë kamping në atë lartësi, duhet që më parë të përgatiteni për të ngjitur malin, i cili duhet thënë se është i një niveli të lartë vështirësie, ndaj do ju nevojitet ndihma e profesionistëve.

Qu Wei, një prej organizatorëve rrëfeu se me kalimin e kohës do të mundohen të krijojnë edhe aktivitete të tjera për ta bërë sa më të famshëm këtë vend. Në një pjesë të zonës së kampingut madje është siguruar edhe vala e internetit në mënyrë që të gjithë personat që mundën të ngjiteshin deri aty të ndanin fotografitë në rrjete sociale. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje