Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) 10 qytete të Europës që duhet t’i vizitoni

(Foto) 10 qytete të Europës që duhet t’i vizitoni
November 13
14:08 2016

Shumë njerëz janë të apasionuar pas udhëtimeve dhe dëshira më e madhe e tyre, e kthyer në pasion, është të vizitojnë vende të ndryshme të botës apo të eksplorojnë vende shumë pak të shkelura. Për të gjithë ata që mendojnë të udhëtojnë shumë shpejt po rendisim në vijim disa nga vendet ku, padyshim, do t’ia vlente të pushonit disa ditë e të relaksoheshit larg problemeve të përditshmërisë.
Argos, Greqi, vendi që mban emrin e të birit të Zeusit në të cilin gjendet një nga teatrot më të mëdha, që mund të nxërë rreth 20 mijë njerëz.

a10

Chalcis, Greqi, një qytet  të paktën 2800-vjeçar i zbuluar që para luftës së Trojës. Ai përmban disa resorte fantastike dhe qyteti njihet për kulturën  dhe mikpritjen.

a1

Larnaca, Qipro, me një pozicion strategjik gjeografik dhe i njohur për bukurinë dhe resortet e lira.

a2

Kutaisi, Gjeorgji, i pozicionuar në perëndim të vendit, ka qenë në qendër të konfliktit gjeorgjian dhe rus për një kohë të gjatë. Katedralja në foto, The Bagrati Cathedral, është  bërë pjesë e UNESCO-s në vitin 2012.

a3

Thebes, Greqi, një vend shkëmbor, me një arkitekturë që e ka bërë padyshim një qytet me turizëm të zhvilluar.

a4

Trikala, Greqi, një qytet jo vetëm me emrin e një nimfe, por edhe bukuri të jashtëzakonshme.

a5

Patra, Greqi, një qytet me rreth 200 mijë banorë, është padyshim një vend i pëlqyer nga një numër i madh turistësh.

a6

Kretë, Greqi, është një nga ishujt më të bukur dhe më të frekuentuar të shtetit helen, i cilësuar që më herët nga Homeri si ndër ishujt më mbresëlënës.

a7

Plovdiv, Bullgari, ka një histori 6000-vjeçare  dhe përmendet për arkitekturën e veçantë dhe mikpritjen.

a8

Athina, Greqi, qyteti ku ka lindur demokracia, vendi ku turistët adhurojnë bukurinë e Akropolit.

a9

Komento
Shperndaje