Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E dinit që është e jashtëligjshme të vdesësh në…? Mësoni këto 10 fakte për qytetin e Londrës!

E dinit që është e jashtëligjshme të vdesësh në…? Mësoni këto 10 fakte për qytetin e Londrës!
October 09
21:48 2018

Londra është një qytet i mrekullueshëm dhe sigurisht mikëpritës për shumë turistë. Ajo ka një histori të gjatë, të mbushur me kulturë dhe art. Por ka disa fakte interesante që nuk i dinit për të:

  1. Londra nuk është quajtur gjithnjë e tillë. Ka pasur emra si Londonium, Ludenwic apo Ludenburg.
  2. Në 2016, Londra është renditur si qyteti i gjashtë më i shtrenjtë për të jetuar.
  3. Është e jashtëligjshme të vdesësh në Shtëpitë Parlamentare. Nuk bëjmë shaka!
  4. Londra është një ndër qytetet më të pasura, me më shumë se 70 miliarderë.
  5. Ekziston një lokal i quajtur “Cereal Café” që shërbën më shumë se 100 lloje cerealesh nga pjesë të ndryshme të botës.
  6. Big Ben është një ndër atraksionet kryesore, por a e dini që nuk bëhet fjalë për kullën? Big Ben është në fakt emri i këmbanës që ndodhet brenda saj.
  7. Londra u përpoq të konkurronte kullen Eiffel dhe u përpoq të ndërtonte një ndërtesë më të lartë. Por dështoi, pasi nuk ishte themele të qëndrueshme.
  8. Në 2016, Londra u vizitua nga 16 milionë njerëz duke fituar kështu titullin qyteti më i vizituar.
  9. Të gjithë e dimë që duhet ta ngasësh makinën në anën e majtë, por në fakt në Londër ka dhe një rrugë ku është e detyrueshme të kalosh me makinë patjetër në anën e djathtë.
  10. Vetëm në këtë qytet fliten më shumë se 300 gjuhë, prandaj mos u shqetësoni se do gjeni dikë që di dhe gjuhen tuaj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje