Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Destinacionet më të jashtëzakonshme por të frikshme për muajin e mjaltit

Destinacionet më të jashtëzakonshme por të frikshme për muajin e mjaltit
November 11
18:11 2016

Nëse klikoni “muaj mjalti” në Google me shumë mundësi do të arrini të gjeni destinacionet më romantike, luksoze dhe që do t’ju bëjnë të ndiheni si në një përrallë. Paris, Romë apo Pragë, të gjitha këto vende të dhurojnë pushimet më të bukura në çift. Por këto janë shumë të zakonshme, apo jo?

Nëse doni të kaloni pushime aventurë duhet të eksploroni disa destinacione të pazakonta. Sigurisht mund të hasni edhe vështirësi në këto destinacione, por diçka është e sigurt: adrenalina që do të merrni do t’ju bëjë ta doni më shumë njëri-tjetrin.

  1. Ngjisni male në Patagonia

1

Do t’ju duhet jo vetëm të ngjisni malet Patagonia në Argjentinë, por edhe duhet të kujdeseni vetë për të gjetur ushqim dhe strehim sepse nuk janë të siguruara.

  1. Flini një natë në “kasollet” karakteristike në Alpet e Zvicrës

2

Bëni gjithë ditën ski dhe kaloni një natë të paharrueshme në “kasollet” tipike në Alpet e Zvicrës.

  1. Çiklizëm në Itali

3

Fshatrat italiane janë më të pëlqyerat për miqtë e biçikletave. Nëse doni të kaloni disa ditë të paharrueshme në fshat, ku era e lehtë dhe dielli janë të garantuara, zgjidhni fshatrat në jug të Italisë. Mos harroni biçikletat!

  1. Notoni me delfinët në Afrikën e Jugut

4

Aventura juaj nuk njeh limite? Shkoni në Kejp në Afrikën e Jugut dhe bëhuni miq me delfinët e zonës.

  1. Ski në Kolorado

5

Jeni të apasionuar pas skive? Atëherë malet San Juan janë perfekte për ju. Mund të shkoni edhe në një udhëtim me helikopter për të parë pamje të mahnitshme.

 

  1. Eksploroni në Australi

6

Nëse doni të shikoni realisht se si është një tokë e paprekur nga dora e njeriut dhe një tokë që i përmban të gjitha llojet e bimëve dhe mineraleve, atëherë shkoni në parkun nacional Uluru-Kata Tjuta në Australi.

 

  1. Një udhëtim i paharrueshëm në zonën vullkanike në Hawaii

7

Zonat ku kanë ndodhur vullkane bashkuar me bregdetin e mrekullueshëm në Hawaii me shumë mundësi do t’ju bëjnë të kaloni ditët më të bukura të jetës.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje