Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Destinacionet e preferuara të milionerëve dhe VIP-ave

April 28
17:55 2016

2. Prenotoni jahtin tuaj të ëndrrave

2. Prenotoni jahtin tuaj të ëndrrave
Picture 2 of 6

Kur jeni të bezdisur nga hotelet dhe vilat private ka vetëm një vend ku mund të gjeni paqe: deti! Jahtet janë kthyer në të preferuar si për të famshmit, ashtu edhe për milionerët, duke e çuar pushimin në një nivel tjetër. Vizitorët më të zakonshëm të jahteve luksoze janë: Kendall Jenner, Lewis Hamilton si dhe Gigi Hadid. Kushton 420,000 dollarë për dy javë të marrësh një jaht luksoz, por sigurisht ka shumë përfitime: 22 veta në staf, shefa kuzhine 24 orë, kinema 3D, leksione joga dhe gjithçka tjetër që mund t’ju shkojë në mendje.

A ju ka ndodhur t’ju pyesin: “Nëse do të fitoni lotarinë, çfarë do të bëni me gjithë ato para?”  Më së shumti njerëzit mendojnë për pushime nëpër vende që i ëndërrojnë. Jahte private, ishuj të virgjër, një skuadër e tërë që të shërben vetëm ty e gjithë ato kërkesa-ëndrrash të tjera. Megjithatë, edhe pse për shumicën e njerëzve këto gjëra mbeten vetëm dëshira, ka disa të cilët kanë mundësinë t’i shijojnë këto mrekulli. Në galeri do të ndiqni 6 destinacionet e preferuara të milionerëve dhe VIP-ave; nëse një ditë fitoni lotarinë, destinacionet i gjeni lehtësisht!

Tags
Share