Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshironi të bëni not në një det yjesh? Nuk është më vetëm një ëndërr!

September 22
16:12 2016

Nëse jeni nga ata persona që dashuroni të hidheni në det dhe të bëni not në errësirë, kemi një lajm të mirë për ju: udhëtoni drejt ishullit Vaadhoo!

Kjo sepse uji në këtë ishull pranë Maldiveve mund t’jua dhurojë realisht një pamje mahnitëse sepse yjet pasqyrohen në sipërfaqen e ujit të detit.

Në ishullin Vaadhoo jetojnë vetëm 550 persona dhe zhvillimi i turizmit është i vështirë, por kohët e fundit, duke qenë se fokusi i njerëzve më me influencë janë ishujt Maldive, kjo “copëz mrekullie” është zbuluar dhe përhapur më në fund.

Megjithatë, ishulli Vaadhoo nuk është i vetmi që e dhuron këtë eksperiencë unike pasi të njëjtën gjë mund ta shikoni edhe në Leucadia në Kaliforni, në Mosquito Bay në Puerto Rico dhe në ishujt Lakshadweep në Indi. /Blitz.al/

Shperndaje