Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

CNN rendit vendet që duhen vizituar në 2017-n, mes tyre edhe Shqipëria

CNN rendit vendet që duhen vizituar në 2017-n, mes tyre edhe Shqipëria
January 08
10:58 2017

Për çdo fillim viti, CNN publikon një listë të destinacioneve më të mira për të gjithë turistët e interesuar që nuk duan të pushojnë në vendet e përhershme, por parapëlqejnë të provojnë gjëra të reja dhe të eksplorojnë disi. Pasi janë konsultuar me ekspertë të turizmit në botë, gazetarët e CNN kanë vendosur përfundimisht për destinacionet e vitit 2017.

Surprizues është fakti që mes atyre vendeve ndodhet edhe Shqipëria. Në vendet që janë përzgjedhur sigurisht është shkruar edhe një arsye kryesore se pse duhet të udhëtoni drejt këtij destinacioni. Lista vijon si më poshtë:

  • Ishulli i Prince Edward, Kanada.

Kanadaja feston 150-vjetorin e pavarësisë këtë vit. ndaj dhe të udhëtosh në vendin ku ka lindur gjithçka për sa i përket këtij shteti është jo vetëm një gjetje shumë e mirë, por do të mund të shihni nga afër historinë.

  • Penang, Malajzi

Edhe ky vend feston 60-vjetorin e pavarësisë këtij vit. Një nga gjërat më të mira në Penang është ushqimi tradicional. Ka një miksim midis kuzhinës malajzeze, kineze dhe asaj indiane, çka do t’ju bëjë të provoni shijen e disa vendeve duke udhëtuar vetëm në njërin.

  • Kolumbi

Duke qenë se Papa Françesku ka vendosur ta vizitojë këtë vend në 2017-n është një arsye e mirë për ta ndjekur edhe ju nga prapa. Gjithashtu do të provoni aty kafen më të mirë e më cilësore në botë.

  • Bermuda

Këtu do të mbahet Kupa e Amerikës në vitin 2017 dhe kjo duhet të jetë një shtysë më shumë që ju ta vizitoni këtë vend, sidomos në muajin qershor.

  • Pyjet Katahdin dhe monumenti Waters National në SHBA

Nëse jeni adhurues të natyrës me siguri këtu do të gjeni paqen. Sidomos në muajt e verës ku klima aty është shumë e mirë ju mund të provoni edhe kampingun.

  • Isaan, Tajlandë

Me siguri keni dëgjuar për destinacione të Tajlandës si Phuket dhe Bangkok, por këto janë konsumuar shumë tani. Nëse doni të udhëtoni drejt një vendi përrallë, por të paeksploruar shkoni në Isaan dhe provoni edhe gatimin më të mirë të zonës.

  • Bhutan

Ky është një nga vendet më ekologjikë në botë dhe shkencëtarët thonë se në malet e Bhutan-it ju mund të ktheheni në njerëz më të lumtur. Kultura shumë e veçantë dhe kuzhina shumë e mirë janë arsye më tepër për të shkuar aty.

  • Chengdu, Kinë

Jeni adhurues të pandave? Epo, këtu jo vetëm që mund t’i shikoni por edhe të shkrepni fotografi. Tashmë që UNESCO ka ndërhyrë ky është bërë vend edhe më i sigurt. Koha më e mirë për të shkuar është në pranverë ose në vjeshtë.

  • Aarhus, Danimarkë

Sigurisht që Kopenhagen dhe Stokholm kanë qenë gjithmonë destinacione të preferuara por ju duhet të provoni diçka ndryshe. Për t’u njohur me historinë dhe kulturën origjinale daneze provoni të udhëtoni drejt Aarhus. Në këtë qytet mund të shkoni ngado duke përdorur biçikletën.

  • Bordeaux, Francë

Duke qenë se qytetet më të mëdha të Francës as nuk ngjajnë më fare me Francën që të gjithë dashurojmë provoni të shkoni në Bordeaux. Verë e mirë, djathëra të shkëlqyer dhe muzikë franceze. Po, ekzistojnë akoma dhe madje do të mahniteni kur të ndiheni si në ato filmat e vjetër francez. Ky vend është vetëm 3 orë larg Parisit me tren.

  • Islanda Perëndimore

Tunele me akuj dhe patinazh si asnjëherë më parë? Kjo zonë e Islandës do t’u kënaqë shpirtin të gjithë atyre që e pëlqejnë stinën e dimrit dhe e duan në çdo moment të vitit.

  • Shqipëria

Vend i vogël që nuk ka shumë që ka dalë nga komunizmi. Është i ngrohtë, shumë i lirë dhe ka një nga kuzhinat më të mira që mund të provoni. Mund të laheni në det dhe të ngjisni malet në të njëjtën ditë sepse distancat janë të shkurtra. Nëse doni të mësoni më shumë për komunizmin, vizitoni “Bunk’Art” ku do të prekni shumë afër historinë dhe kujtimet e komunizmit.

  • Amman, Jordani

Edhe pse njerëzit mendojnë se është një nga vendet më problematikë në botë, siguria nuk është aspak problem. Të gjithë ata që duan të prekin kulturën islamike që në gjenezë duhet të udhëtojnë drejt Amman-it.

  • Ruanda

Nëse doni të kuptoni se si është kontinenti afrikan mjafton një udhëtim në Ruanda për të ndierë të gjithë kulturën, historinë dhe zakonet afrikane. Gjithashtu ushqimi në këtë zonë është shumë i mirë dhe ju do të shijoni edhe më tepër nëse përpiqeni të përshtateni me natyrën e vendit.

  • Senegal

Ndodhet në Afrikën Perëndimore dhe është një perlë e pazbuluar për të gjithë të apasionuarit ndaj sërfit dhe dallgëve të mëdha. Gjithashtu muzika “live” mbrëmjeve do t’ju bëjë ta dashuroni këtë vend.

  • Houston, SHBA

Nëse dashuroni ushqimin, ky është destinacioni juaj. 10000 restorante në një vend të vetëm ku pasqyrohen rreth 70 kuzhina të ndryshme.

  • Australia

Nëse nuk keni pasur shansin të vizitoni Australinë deri tani është momenti që ta bëni këtë. Nëse ju e dashuroni natyrën dhe kulturën ekologjike ky është vendi i përshtatshëm për ju. Për të mos harruar se pikërisht në këtë vend ndodhen edhe disa prej restoranteve më të mira në botë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje