Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brexit: Rriten kërkesat për të vizituar Britaninë, kushton më pak

Brexit: Rriten kërkesat për të vizituar Britaninë, kushton më pak
June 28
17:54 2016

Që nga momenti që referendumi britanik vendosi daljen e vendit nga Bashkimi Europian, kërkesat për të kaluar pushimet në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur shumë.
Kjo është të paktën ajo që deklarojnë ‘site’-t e agjencive turistike kineze e amerikane. Rezultat ky që vjen edhe si pasojë e rënies së vlerës së paundit.
Është ende shumë herët për të arritur në konkluzione përfundimtare, ama të dhënat e para këtë gjë tregojnë.
Vendimi për të lënë Bashkimin Europian e vendos ekonominë e pestë më të madhe në botë përballë një pasigurie të thellë.
“Kam ndryshuar mendim. Sot është më mirë të udhëtosh në Angli! Me rënien e vlerës së paundit, hotelet, biletat e avionit dhe ‘shopping’ janë shumë më të lira!” – shprehet një turist.
Shifrat e para të rritjes së kërkesave për udhëtimet drejt Mbretërisë së Bashkuar janë regjistruar fillimisht në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pritet që një efekt i tillë të prekë edhe vendet e tjera të Europës e jo vetëm!

Mesa duket, rezultati i referendumit nuk nuk do të sjellë vetëm pasoja negative, por edhe rritjen e fluksit të vizitorëve në vend.

Komento