Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ballkani Perëndimor, vendi më i pëlqyer i turistëve europian. Ja vendet që mund të vizitoni nëse nuk keni pushuar akoma

Ballkani Perëndimor, vendi më i pëlqyer i turistëve europian. Ja vendet që mund të vizitoni nëse nuk keni pushuar akoma
August 16
14:38 2018

Ndryshe nga sa ka ndodhur më parë, europianët gjithnjë dhe më shumë po zgjedhin Ballkanin për të pushuar.

Shumë turistë janë në kërkim të asaj ç’ka në vendet e Ballkanit ofrohen duke nisur nga qytezat tradicionale, kuzhina mesdhetare dhe plazhet e virgjera dhe të paeksploruara më parë.

Gjithashtu, një pjesë e favorshme për turistët europianë është se vendet e Ballkanit janë relativisht të lehta për t’u arritur dhe mbi të gjitha jo shumë të kushtueshme, duke ofruar një sërë  aktivitetesh, jo vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit.

Sipas të dhënave të Eurostatit, nga viti 2013 në vitin 2016, numri i europianëve që zgjedhin të kalojnë pushimet në vendet ballkanike u rrit me më shumë se 10 për qind, për të pasur një vrull edhe më të fuqishëm në vitin 2017 dhe vitin 2018.

Kryesisht më të preferuarat janë vendet e ballkanit perëndimor , Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Rumani, vende që kanë patur një rritje të madhe turistësh.

Kroacia

Kroacia është një ndër vëndet më te vizituara të Ballkanit. Vërshimi i turistëve këtë vit, ishte aq i madh sa qeveria u detyrua të kufizonte numri e tyre.

Kryesisht vizitat më të shumta bëhen në qytetin e  Dubrovnikut i cili është i mbrojtur nga UNESCO duke u vlersuar si trashegimi botërore për shkak se është qyteti me vëndpushimin më piktoresk të Adriatikut.

Gjatë vitit të kaluar në këtë qytet ka pasur një dyndje turistësh, duke përcaktuar një numër prej 539 anijesh të mbërritura në port edhe kështu  UNESCO u detyrua të paralajmëronte një vit më parë se qyteti nuk kishte kapacitetin e duhur per aq shumë turistë.

Shqipëria

Sipas statistikave, deri më tani vendoi ynë ka arritur të joshë shumë turistë nga vendet europiane,  veçanërisht nga Italia dhe Turqia.

Vendet historike si Berati, Saranda , Korça, Durrësi janë prioritetet e turistëve, pasi vendi ynë është i pasur me shumllojshëri vendesh të bukura si bregdetare ashtu dhe malore.

Gjatë kësaj vere turistë të shumtë ka pasur edhe në plazhe si Himara, Ksamili, Dhermiu, por një ndër destinacionet e zbuluar kohët e fundit ka qenë edhe “Lumi i Shalës” duke u përcaktuar si vendi më i bukur i Alpeve shqipëtare. Izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës që derdhet në liqenin e Komanit  i ofron turistëve një panoramë të mbrekullueshme .

Greqia

Greqia është e pasur me shumë  vende historike që tërheqin turistë të shumtë. Një nga vendet më të spikatura në shtetin grek është Athina që mbartëse e veprave të shumta arti.

Por Athina nuk është e vetmja. Ishujt e Greqisë tërheqin turistë të shumtë dhe janë më të vizituarit përsa i përkët vijës bregdetare në Ballkan.

Destinacionet më të vizituara në Greqi  janë Mikonos dhe Santorini të cilët çdo vit kanë turistë të shumtë

Kosova

Kosova mund të paraqitet si një vend i vogël, por ky fakt nuk e ka lënë atë pas sa i përket atraksionit të turistëve.

Shumë turistë vizitojnë qytetin historik të Prizrenit, kanionet e Rugovës ose ujëvarën e Drinit në malin Zljeb. Një tjeër destinacion që të gjithë turistët e parapëlqejnë është shpella e Gadimjes.

Kujt do të ja merrte mendia, që dikur Kosova luftonte për pavarësi tashmë “lufton” për të pritur turistët e shumtë që e vizitojnë.

 

Bosnje Hercegovinë

Bosnja Hercegovina e cila mbart vende të veçanta si Sarajeva i cili është cilësuar nga shumë turistë si një nga kryeqytetet më të bukura në Ballkan, duke kaluar te Doboj që preferohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë.

E veçanta e këtij shteti është dhe “piramida më e madhe në botë”  e cila është kodra e Visocicas  për të cilën vizitorët shtohen cdo vit edhe më shumë.

Maqedonia

Turistë të shumtë shkojnë në Maqedoni për Liqenin e Ohrit i cili ofron një numër të madh aktivitetesh si kalërimi, hedhja me parashutë nga majat e larta, skitë dhe çiklizmi malor.

Gjithashtu duhet përmendur dhe qyteti historik i Kratovës i cili mbart kulla të lashta dhe ura të realizuar nga mjeshtra të vjetër.

Mali i Zi

Mali i zi është konsideruar nga turistët si një nga perlat e Ballkanit, me një peisazh tepër të veçantë dhe të bukur.  Pavarësisht se është një vend i vogël, çdo ditë pret mijëra turistë.

Vendet më të vizituara në këtë shtet janë kalaja e San Giovanni dhe porti me jahtet luksoze, si dhe Budva që është qytet shumë i njohur për plazhet dhe shumë destinacione historike.

Sllovenia

 Një nga destinacionet më të bukura të Sllovenisë është Liqeni Bled, i përcaktuar nga turistët si një perlë natyrore që i lë pothuajse të gjithë pafjalë.  Gjithashtu kryeqyteti i Lubjanës është një përzierje elegante e antikes  me të renë.

Serbia

Serbia ka gjithashtu shumë vende interesante. Turistët vizitojnë Parkun Kombëtar të Đerdapit dhe Donji Milanovac. Një tjetër  destinacion mjaft i preferuar është edhe Milanovac, një fshat i vogël i pozicionuar pranë një ujëvare shumë të bukur.

Komento
Shperndaje