Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

10 faktet që nuk i dinit për Poloninë do jua kthejnë atë në destinacionin e radhës!

10 faktet që nuk i dinit për Poloninë do jua kthejnë atë në destinacionin e radhës!
September 03
23:12 2019

Polonia po kthehet gjithnjë e më shumë në një atraksion për turistët, qoftë për historinë që fsheh apo edhe për peisazhet e shumta. Por ka disa fakte që mund të mos i dini për të.

  • Emri i vendit (Polska) në fakt është shumë kuptimplotë. E ka origjinën nga fisi i Polanëve, që do të thotë “njerëz që jetojnë në fusha të hapura”.
  • Polonia ka plazhe, male, pyje, shkretëtira dhe liqene, pra çdo formë të natyrës që mund të kërkoni. Ka një vijë bregdetare 800 km dhe disa vargje malore (Karpatet, Sudet dhe Świętokrzyskie. Gjithashtu ka dhe të vetme shkretëtirë të Europës Qendrore, Pustynia Błędowska. Ka gjithashtu duna në rajonin Pomerania, këneta në parkun kombëtar  Biebrzański dhe ishuj në parkun kombëtar Woliński.

  • Mbiemrat tradicionalë polakë ndryshojnë në varësi të seksit. Pra, mbiemrat që mbarojnë me -ski/ska ose -cka/cki përshtaten në varësi të gjinisë. Nëse mbiemri i babait tënd është Kowalski, dhe ti je një vajzë, mbiemri yt do jetë Kowalska.
  • Të vendosësh një kapele në ambiente të mbyllura konsiderohet ofenduese. Brezi i vjetër e shohin si shenjë respektimi nëse mbani kapele në shtëpi apo në kishë. Krizantemat, zambakët e bardhë dhe karafilat e kuq janë lule për funeral dhe njerëzit fyhen seriozisht.
  • Nëse i blini dikujt lule, kini kujdes! Krizantemat, zambakët e bardhë dhe karafilat e kuq janë lule për funeral dhe njerëzit fyhen seriozisht.
  • Ushqimi tradicional (jo zyrtar) i Polonisë është definitivisht “Zapiekanka”. Ai është në formën e një bagete të prerë në gjysmë, të mbushur me djathë dhe kërpudha, lyer me majonezë dhe shumë ketchup.

  • Mund të hani në restorantin më të vjetër në Europë. Në Wroclaw është ende i hapur “Piwnica Swidincka” që është krijuar në 1275.
  • Polonia ka kështjellën më të madhe në botë. Për nga sipërfaqja, Malbork mban vendin e parë. (edhe pse mendohet se më e madhja është ajo e Pragës, është e gabuar sepse kështjella nuk ndodhet në një sipërfaqe të vetme)

  • “Bialowieza Primeval Forest” në Poloni është pylli më antik i Europës dhe njëkohësisht shtëpia e 800 bizonëve.
  • Fakti i 10? Shkoni vizitojeni dhe e zbuloni vetë.

/Blitz.al/

 

Share