Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zyrtare! Këto janë telefonat në të cilat nuk do të funksionojë më Whatsapp-i

Zyrtare! Këto janë telefonat në të cilat nuk do të funksionojë më Whatsapp-i
December 02
16:36 2016

Me përfundimin e vitit 2016, një epokë e re nis edhe për aplikacionin Whatsapp,  pasi ky i fundit nuk do të mund të ketë akses në të gjitha llojet e telefonave.

Është bërë publike zyrtarisht lista e kompanive të celularëve që nuk do të mund të kenë akses të Whatsapp-it, por më së shumti bëhet fjalë për ata lloje celularësh që konsiderohen të vjetër nga tregu.

Kjo nuk ka ndodhur si pasojë e një zgjedhjeje të stafit të aplikacionit, por llojet e “update”-eve që do të bëhen në vijim do të kërkojnë parametra të veçanta.

Lista e bllokimit të Whatsapp vijon si më poshtë:

Android 2.1
Android 2.2
Windows Phone 7
iPhone 3GS/iOS 6
BlackBerry
BlackBerry 10
Nokia S40
Nokia Symbian S60

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje