Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulo se si ta gjesh ku është ajo 24/24

March 28
16:42 2017

Ju ka ndodhur ndonjëherë të mos mbani mend se ku e keni parkuar makinën një natë më parë? Epo, të gjithëve u ndodh  të paktën njëherë të harrojnë se ku kanë lënë makinën, bagazhet apo çelësat e makinës. E mendojmë shpesh sikur të kishte një opsion që të na tregonte se ku mund t’i gjenim këto sende. Me “Green Pin” gjithçka është e mundur! Përmes aparatit tuaj Smartphone ju mund të kontrolloni vendndodhjen e makinës suaj në kohë reale 24/7. Përmes këtij shërbimi ju mund të mbroheni edhe nga grabitjet e mundshme. Ky lloj shërbimi padyshim është një mundësi që do t’jua bëjë jetën më të lehtë dhe me më pak telashe.

Por çfarë është “Green Pin” dhe çfarë na ofron ai?

“Green Pin” nuk kufizohet vetëm me sigurimin e një monitorimi gjatë gjithë kohës të automjetit tuaj.

Ky shërbim ju ofron pajisjet më cilësore me një çmim fantastik dhe një platformë web ku ju mund të aksesoni nga çdo kompjuter apo celular, i cili disponon internet dhe të kontrolloni të gjitha lëvizjet që dëshironi. “Green Pin” ju ofron:

  • vendndodhjen e mjeteve në kohë reale;
  • pajisje për ndjekjen e valixhes, kafshëve shtëpiake, çelësave të makinës etj.;
  • shpejtësinë dhe drejtimin e lëvizjes, si dhe informacionin e detajuar për çdo ndalesë;
  • historikun e lëvizjes gjatë gjithë kohës;
  • kilometrat e kryera që nga momenti i instalimit;
  • alarme për shpejtësinë dhe lëvizjet në zona gjeografike të përcaktuara nga ju;
  • raport online nëse makina është ndezur ose fikur;
  • nivelin e karburantit dhe baterisë së makinës.

Në shërbim përfshihet:

  • pajisje GPS + antena;
  • platformë online e konfiguruar sipas kërkesës;
  • licenca e transmetimit;
  • mirëmbajtja e serverit;
  • suporti teknik 24/7.

Me këto opsione dhe mundësi gjithçka do të jetë më e lehtë dhe e sigurt për të gjithë ne. Ju do të mund të kontrolloni gjithçka nëpërmjet aparatit tuaj celular. “Green Pin” është një shërbim që nuk duhet ta humbni./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje