Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulim i ri: Bakteret do të përdoren në baterinë e smartphone-ëve

Zbulim i ri: Bakteret do të përdoren në baterinë e smartphone-ëve
July 12
12:28 2016

Sipas një studimi të fundit të shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit  është arritur në përfundimin se bakteret mund të jenë “shpëtimtaret” e luftës sonë të përditshme për të ruajtur baterinë e smartphone-ëve.

Në rezultatet e këtij kërkimi shkencor thuhet se pavarësisht se bakteret nuk kanë energji në vetvete, kur bashkohen me disa elementë të tjerë kimikë ato mund të ndihmojnë në rigjenerimin e energjisë elektrike. Shkencëtarët arritën të dilnin në këtë konkluzion pasi stimuluan një bakter me një dridhje motorike.

Ende ky zbulim nuk është provuar konkretisht te një aparat smartphone, por nëse kjo vërtet do të funksionojë atëherë jo vetëm që gjendet zgjidhja e një problemi të përhershëm, por edhe bakteret bëhen të dobishme në fushën e teknologjisë.

Drejtuesja e projektit, Julia Yeomans ka shtuar: “Natyra është e mrekullueshme! Edhe çdo grimcë e vogël në dukje e panevojshme arrin të jetë potencial i rëndësishëm në një fushë të caktuar. Ne thjesht duhet të zbulojmë se si t’i rregullojmë që të funksionojnë, pasi çdo gjë tjetër ndodhet lirisht në natyrë…”

Komento
Shperndaje