Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Yahoo deklaron se 500 milionë adresa janë hakuar në vitin 2014

Yahoo deklaron se 500 milionë adresa janë hakuar në vitin 2014
September 23
18:32 2016

Yahoo ka bërë të ditur se rreth 500 milionë adresa të regjistruara në këtë kompani janë hakuar në vitin 2014. Në një deklaratë ditën e enjte kompania ka pohuar se kjo është një nga shkeljet më të mëdha kibernetike të ndodhura ndonjëherë. Lajmi është konfirmuar nga shoqëria, e cila ka theksuar se informacionet e vjedhura nga hakerat përfshijnë emra, adresa email-i, numra telefonash, ditëlindje dhe kode.
“Kjo është një nga shkeljet më të mëdha të ndodhura ndonjëherë”,- është shprehur kriptologu Bruce Schneier. Ai ka thënë se është shumë herët për të treguar se çfarë ndikimi mund të ketë kjo shkelje te përdoruesit. Firma e teknologjisë ka thënë se po punon me autoritetet ligjore dhe do t’i përgjigjet këtij sulmi.
Edhe në fillim të këtij viti, Yahoo ka thënë se po i heton hakerat që kanë pasur akses në 200 milionë llogari të përdoruesve të saj.
FBI ka deklaruar se ka nisur hetimet për këto pretendime të kompanisë. Gjithashtu Yahoo është shprehur se informacionet janë vjedhur nga një person i sponsorizuar nga një shtet, por nuk dihet përgjegjësi./Blitz.al/

Shperndaje