Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

WOW! Facebook shkatërroi robotët pasi ata nisën të krijojnë gjuhën e tyre

WOW! Facebook shkatërroi robotët pasi ata nisën të krijojnë gjuhën e tyre
July 31
18:44 2017

Në lajmet e fundit të shkencës mund të keni dëgjuar se Facebook-u ka krijuar dy robotë në mënyrë që të përsosë teknologjinë mbi ta. Por duket se gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimit dhe stafi është detyruar t’i shkatërrojë robotët e krijuar.

Arsyeja: Sipas tyre, robotët nisën të shpikin një gjuhë të çuditshme për të folur me njëri-tjetrin, çka po i nxirrte jashtë loje vetë shkencëtarët. Gjuha që ata kishin konceptuar për robotët ishte anglishtja (normalisht), por robotët nisën ta përdornin anglishten e çrregullt në mënyrë që të merreshin vesh me njëri- tjetrin.

Sigurisht, pas gjithë kësaj fshihet pyetja: A duhet t’i përsosim robotët aq shumë sa ata të na “dalin nga duart”? Apo thjesht në momentin që u japim pakëz dije robotëve ata kanë mundësi të ngrihen nga hiçi e të na zaptojnë?

Këto pyetje nuk kanë marrë përgjigje për një kohë të gjatë, ndaj që të jemi më të sigurt, shkatërrimi i tyre duket gjëja më e mirë për t’u bërë tani për tani. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje