Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

WhatsApp u jep edhe një mundësi përdoruesve të BlackBerry-t

WhatsApp u jep edhe një mundësi përdoruesve të BlackBerry-t
December 05
17:02 2016

WhatsApp ka ndryshuar planin e vet për të mos mbështetur telefonat e vjetër. Kompania ka pohuar se do të vijojë të punojë në telefonat Blackberry deri në muajin korrik të vitit të ardhshëm.

Më parë WhatsApp njoftoi se do të ndërpriste funksionimin e aplikacionit në aparatet BlackBerry, IPhone 3 GS, në telefonat Android 2.1 dhe 2.2 si dhe disa aparate të markës Nokia. Ata sugjeruan të gjithë përdoruesit që të ndërronin aparatet nëse dëshironin që aplikacioni të ishte i vlefshëm për ta.

“Në qoftë se ju përdorni një prej këtyre pajisjeve ne ju rekomandojmë të merrni një aparat tjetër para përfundimit të vitit 2016 për të pasur aplikacionin e vlefshëm”,- thuhet në deklaratën e kompanisë.

“WhatsApp është duke dhënë mbështetje për BlackBerry OS, BlackBerry 10, Nokia S40 dhe Nokia Symbian S60 deri më 30 qershor 2017″./Blitz.al/

Komento
Shperndaje