Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

WhatsApp prezanton risinë më të fundit dhe keni për ta pëlqyer të gjithë!

WhatsApp prezanton risinë më të fundit dhe keni për ta pëlqyer të gjithë!
November 16
14:26 2016

WhatsApp ka prezantuar  më në fund  tiparin më të ri që ndoshta do të “trembë” shumë nga konkurrentët: opsionin VideoCalling. Shumë aplikacione apo rrjete sociale, si Snapchat dhe Instagram, kohët e fundit kanë prezantuar opsionet e reja duke e lënë WhatsApp-in paksa në hije.

Megjithatë, VideoCalling është tipari që do të konkurrojë shumë aplikacione të tjera si Skype dhe FaceTime të Apple. Me VideoCalling, përdoruesit do të mund të bëjnë thirrje përmes videove. Sipas deklaratës së publikuar, duke nisur nga dita e sotme, ky opsion do të jetë i mundur për të gjithë përdoruesit e IOS dhe Android, mjafton që të përditësoni aplikacionin në aparatin tuaj. Tashmë ju mund të kontaktoni me të afërmit tuaj përmes WhatsApp jo vetëm duke shkruar apo duke i thirrur, por edhe duke i parë në kohë reale./Blitz.al/

Komento
Shperndaje