Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

WhatsApp ndan të dhënat e përdoruesve me Facebook-un, futet në telashe…

WhatsApp ndan të dhënat e përdoruesve me Facebook-un, futet në telashe…
August 28
17:12 2016

Politika e shpërndarjes së të dhënave personale nga WhatsApp ka ngjallur shumë debat.

Electronic Privacy Information Center (Epic) me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendon se aplikacioni ka thyer rregullin e Federal Trade Comission (FTC) pasi ka deklaruar se do të fillojë të ndajë informacionet e përdoruesve, si numrat e telefonit, të dhënat personale apo mesazhet me Facebook.

Sipas FTC, kompanive u ndalohen veprime të tilla mashtruese ose të padrejta.

EPIC deklaron se ka prezantuar një ankesë ndaj Facebook-ut dhe WhatsApp-it për gënjeshtrën ndaj përdoruesve se informacionet personale nuk do të ndaheshin me askënd.

Nga ana tjetër, WhatsApp mbrohet kështu:

“Duke u koordinuar më mirë me Facebook, ne do të mund të marrim informacion për mënyrën se si njerëzit i përdorin shërbimet tona dhe mund të luftojmë më mirë të ashtuquajturat ‘spam’! Gjithashtu, duke e lidhur numrin e telefonit me sistemin e Facebook-ut, ai ofron sugjerime më të mira për miqtë tuaj”.

Pavarësisht mbrojtjes së kësaj kompanie, EPIC argumenton se ndryshimi i politikave të të dhënave personale pa marrë fillimisht mendimin e përdoruesve është i padrejtë dhe ofendues! /Blitz.al/

Shperndaje