Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

WhatsApp, Instagram dhe Messenger: Risia e re teknologji do të jetë 3 në 1!

WhatsApp, Instagram dhe Messenger: Risia e re teknologji do të jetë 3 në 1!
January 25
20:10 2019

Risia e re teknologji do të jetë 3 në 1!
Facebook planifikon të ‘integrojë’ WhatsApp, Instagram dhe Messenger në një opsion bisede të vetme. Të tre shërbimet do të vazhdojnë të funksionojnë si aplikacione të pavarura, por do të bashkohen në mënyrë që bisedat dhe mesazhet të kalojnë mes tyre.
Mark Zuckerberg e konsideron integrimin si një projekt personal dhe do të zhvillohet vitin e ardhshëm, njoftoi The New York Times.

Të gjitha mesazhet e dërguara në mes të tre aplikacioneve do të jenë të koduara në mënyrë që vetëm dërguesi dhe marrësi t’i shohin ato.

” Integrimi mund të bëjë ndryshime të mëdha për përdoruesit. Aktualisht, WhatsApp kërkon vetëm një numër telefoni për të krijuar një llogari, ndërsa Facebook kërkon që njerëzit të përdorin identitetin e tyre të vërtetë. Ende nuk dihet nëse ëhatsApp së shpejti do të kërkojë përdoruesit të dorëzojnë më shumë informata personale”,- thuhet në një deklaratë të Facebook. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje