Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

WhatsApp gëzon përdoruesit me risinë e fundit…

WhatsApp gëzon përdoruesit me risinë e fundit…
October 27
16:52 2016

Për momentin është thjesht në versionin beta, por video-thirrja (videocall) po vjen edhe në WhatsApp.

Videoja do t’u shtohet telefonatave të zakonshme në VoIP, tashmë ekzistuese në aplikacionin e mesazheve më të përdorur në botë, i cili vitin e kaluar kaloi shifrën e 1 miliard përdoruesve.

Pas Messenger, Skype, Google Allo, Google Duo dhe Telegram, më në fund vjen lajmi i mirë për përdoruesit e WhatsApp, të cilët pavarësisht se në ditët e para kanë hasur probleme me versionin e sapofutur të video-thirrjes do ta shfrytëzojnë atë më së miri për pak ditë.

Për momentin, versioni beta është i përdorshëm për Android, Windows Phone dhe së shpejti edhe për iPhone. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje