Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Whatsapp” do të ndajë disa nga të dhënat bazë të përdoruesit me “Facebook”-un

“Whatsapp” do të ndajë disa nga të dhënat bazë të përdoruesit me “Facebook”-un
August 26
16:29 2016

Shpesh përdoruesit e “Whatsapp” shqetësohen nëse të dhënat e tyre rrezikohen.

Në një postim në blog Whatsapp ka pohuar se disa nga të dhënat e kufizuara të përdoruesit si emri apo numri i telefonit do të ndahen me “Facebook”-un. Sipas tyre ky veprim është frytdhënës pasi përdoruesit do mund të gjejnë më shumë shokë nëpërmjet listës së “Facebook”-ut që ndoshta ju nuk i keni në listën tuaj të kontakteve. Edhe pse shumë nga përdoruesit dyshojnë se mos “Facebook” i përdor këto të dhëna për qëllime të tjera, kompania ka pohuar se “Whatsapp” nuk do të ndajë numrin tuaj të telefonit me të tjerët por thjesht do t’ju ndihmojë të krijoni më shumë kontakte qoftë edhe me bizneset mbi të cilat ju interesoheni për të kontaktuar.

Kujtojmë se dy kompanitë bashkëpunojnë me njëra-tjetrën që prej viti 2014. /Blitz.al/

Shperndaje