Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

WhatsApp bën ndryshime! Tani mund të flisni në video me disa miq në të njëjtën kohë…

WhatsApp bën ndryshime! Tani mund të flisni në video me disa miq në të njëjtën kohë…
July 31
12:38 2018

WhatsApp-i është kthyer në një aplikacion mjaft të rëndësishëm komunikimi mes njerëzve. Veç mesazheve, prej disa kohësh njerëzit mund të flasin edhe në videocall, gjë e cila e bën mjaft komode bisedën.

Por në muajin maj, WhatsApp ka sjellë një tjetër risi e cila u përdor në një konferencë dhe tashmë është vënë në përdorim për të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni. Njerëzit tani mund të flasin në videocall me deri në katër persona njëkohësisht.

WhatsApp has finally introduced a group video chat feature

Nëse doni ta provoni, hapni fillimisht një telefonatë dhe më pas shtoni miqtë tuaj tek “add participant” në këndin e sipërm të djathë të ekranit.

Thirrjet në grup janë gjithmonë të koduara në mënyrë që të ruhet privatësia. Testi ka filluar më 30 korrik dhe tashmë duhet të presim nëse kjo risi do të ketë sukses ose jo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje