Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“WhastApp tagging”, tipari më i ri që e bën të pamundur injorimin e bisedave

September 22
12:26 2016

...

Çdokush në një grup WhasApp-i  do të ndikohet edhe më shumë nga risia e këtij aplikacioni, ku miqtë ju etiketojnë përmes komenteve në biseda.

Nëse më herët ishte e mundur të shpëtonit nga njoftimet e njëpasnjëshme, duke i vënë në “mute” , me tiparin “WhatsApp tagging”, sa herë që miqtë ju etiketojnë ju do të njoftoheni. Përditësimi prej këtij aplikacioni vjen shumë pak kohë pasi vendosi të ndajë me Facebook-un disa të dhëna të përdoruesit. Megjithatë, “Whatsapp tagging” mund të shihet edhe pozitivisht pasi nëse anëtarët duan t’ju vënë në dijeni se janë duke shkruar diçka për ju mjaftojnë t’ju etiketojnë.

Jo të gjithë janë të kënaqur nga kjo risi e aplikacionit, duke e quajtur të bezdisshme pasi e bën të pamundur “injorimin”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje