Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vitet 90 dhe tani: si na e ka ndryshuar jetën teknologjia!

Vitet 90 dhe tani: si na e ka ndryshuar jetën teknologjia!
August 23
15:24 2018

Vitet 90 janë më shumë se dy dekada larg. Vetëm nëse hedhim sytë pas, kuptojmë se sa shumë ndryshimë kanë ndodhur. Dhe ja disa prej tyre, që të gjithë ju që keni jetuar në të dyja periudhat keni përjetuar.

Muzika

Vitet 90: Shkonim çdo të shtunë për të blerë CD që t’i dëgjonim në magnetofona ose të regjistronim këngët tona të preferuara nga radioja në kaseta.

Tani: Nuk na duhet as të blejmë CD më, me një klikim mund të dëgjojmë kudo këngët tona të preferuara nga çdo cep i botës.

Makinat

Vitet 90: Dëgjonim muzikë nga radioja, ulnim bravën e derës për të siguruar që makina ishte mbyllur, apo nxirrnim hartat e letrës kur na duhet të iknim në destinacione të reja.

Tani: Teknologjia ka ecur akoma përpara akoma më shumë se ne këto 20 vite. Tani është më i lehtë kontrolli i tij, nuk ka nevojë për çelësa dhe GPS është miku ynë më i mirë.

Telefonat celularë

Vitet 90: Ishte kaq emocionues momenti i telefonit celular që mund të merrej kudo, të kalonim orë të tëra duke luajtur Snake dhe Space Invaders, e sidomos të përzgjidhnim zilen tonë të preferuar.

Tani:  Nuk mund të bëjmë asgjë pa telefonin tonë. Duke filluar që nga rrjetet sociale, pagesat në bankë, porositë e ushqimit, emailet e punës, muzikë dhe filma.

Televizioni

Vitet 90: Uleshim të gjithë në dhomën e ndenjes për të lundruar në ato 5 kanale tokësore që ishin dhe sigurisht nuk harronim të regjistronim serialet e preferuara në kaseta.

Tani: Mund të shohim çdo film dhe serial online, të përdorim teknologjinë 3D, ta ndalojmë dhe rifillojmë kur të duam.

Interneti

Vitet 90: I çonim mesazhe njerëzve që nuk i njihnim duke chatuar online, nuk bënim detyrat e shtëpisë për të luajtur Solitaire, dhe mësonim për botën vetëm me enciklopeditë që shkarkoheshin nga CD.

Tani: Mund të punojmë nga plazhi me laptopin tonë, çdo ditë Google na përshëndet me një logo të re dhe sasia e informacionit është e palimituar.

Kaq shumë ndryshime që na e kanë bërë jetën më të lehtë… vallë si do të jetë pas 20 vitesh? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje