Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Snapchat sapo ka lançuar krijimin e produktit që të gjithë kemi ëndërruar!

(Video) Snapchat sapo ka lançuar krijimin e produktit që të gjithë kemi ëndërruar!
September 25
11:44 2016

Nëse ende nuk jeni fiksuar me Snapchat, me shumë mundësi tani do të çmendeni pas tij. Në një konferencë pasditen e djeshme, stafi i këtij aplikacioni kanë thënë se shumë shpejt do të dalin në treg syzet “Spectacles”, të cilat do të mund të xhirojnë momente nga jeta juaj e përditshme dhe të hidhen menjëherë në llogarinë tuaj në Snapchat.

“Imagjinoni sikur të gjitha momentet tuaja më të bukura, që ndodhin rastësisht të mund të regjistroheshin. Ju më pas mund t’i shihni edhe një herë këto kujtime dhe të lumturoheni me to. Kjo është arsyeja se pse ne krijuam “Spectacles”” – ka thënë CEO, Evan Spiegel.

Vetëm duke shtypur një buton te syzet tuaja, të gjitha kujtimet do të hidhen menjëherë te “memories” në llogarinë tuaj në Snapchat. Imagjinoni se sa shumë kujtime mund të xhironi vetëm duke ndenjur dhe duart tuaja do të jenë të lirshme, pa mbajtur asnjë aparaturë. /Blitz.al/

Shperndaje