Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Snapchat hedh në treg syzet “Spectacles”: Xhirojnë video në kohë reale…

(Video) Snapchat hedh në treg syzet “Spectacles”: Xhirojnë video në kohë reale…
September 24
12:56 2016

Snapchat njofton nxjerrjen në treg të syzeve të diellit “Spectacles”, të cilat mund të regjistrojnë e të shpërndajnë “live” video të shkurtra.

Produkti i parë do të shitet brenda fundit të vitit për shifrën e 130 dollarëve. Falë dizajnit modern dhe çmimit jo të shtrenjtë, kompania tenton të bëjë për vete të rinjtë.

Duke shtypur një buton, ndizen dritat dhe kamera, e cila është e pozicionuar në cepin e djathtë të syzeve, fillon të regjistrojë. Videot zgjasin maksimumi 10 sekonda, por segmentet e veçanta mund të bashkohen për një video 30-sekondëshe.

Syzet janë të disponueshme në 3 ngjyra dhe videot mund të hidhen drejtpërdrejt në Snapchat nëpërmjet Bluetooth-it ose wireless-it. /Blitz.al/

Shperndaje