Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) “SignAloud”, dorezat inteligjente që përkthejnë gjuhën e trupit

(Video) “SignAloud”, dorezat inteligjente që përkthejnë gjuhën e trupit
April 28
20:24 2016

Të ashtuquajturat dorezat inteligjente shërbejnë për të shndërruar gjuhën e trupit në fjalë të vërteta.
Ato kanë sensorë te pjesa e pëllëmbës dhe e kyçit në mënyrë që të zbulojnë lëvizjen dhe pozicionin e dorës.
Informacioni i marrë nga sensorët transmetohet direkt në një kompjuter, i cili “e përkthen” atë në gjuhën e folur.

Kjo teknologji e quajtur “SignAloud” u krijua nga dy studentë: Navid Azodi dhe Thomas Pryor.

Sot në botë ka mbi 70 milionë njerëz që kanë probleme të mëdha me dëgjimin apo që janë memecë, prandaj kjo teknologji do t’u vijë shumë në ndihmë për të ndërtuar një komunikim normal me njerëzit që i rrethojnë.

Komento
Shperndaje