Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Një pasqyrë “high tech” që nuk fsheh më asgjë

April 18
20:17 2016

Teknologjia e fitnesit ka bërë një hap të madh, duke lançuar pasqyrën e parë që mat peshën në 3D.

Kjo pajisje skanon të gjithë trupin duke përdorur një pasqyrë dhe një platformë rrotulluese, kap peshën dhe bën matjet e sakta. Më pas ky informacion ndihmon për të llogaritur përqindjet e yndyrës në trup dhe tregon nëse keni humbur peshë apo jo gjatë seancave të palestrës.

Kjo matje bëhet nëpërmjet një pasqyre 63 inç të gjatë, një procesori Intel Atom quad-core, një kamera Intel Real Sense, WiFi dhe Bluetooth, një platformë rrotulluese 14.5 inç, si edhe një app në telefon, i cili nxjerr përmasat tuaja.

Për Naked Labs CEO dhe për bashkëthemeluesin Farhad Farahbakhshian, qëllimi i krijimit të Fitness Tracker Naked 3D është që të ofrojë rezultate të sakta.

“Me Fitness Tracker Naked 3D, njerëzit mund të shohin menjëherë se kur trupat e tyre ndryshojnë dhe sa kanë ndryshuar. Ky produkt shitet për 499$”,- ka thënë themeluesi i saj.

Shkelja në platformën rrotulluese aktivizon skanerin 3D. Platforma rrotullohet në 360 gradë për 20 sekonda dhe prodhon skanimin e trupit 3D. Informacioni transmetohet automatikisht në aplikacion, ku mund të shihni edhe imazhin tuaj në një ekran Iphon-i ose Android-i.

Përveç matjes të trupit, nxirret pesha dhe përqindja e yndyrës. Në app shfaqen, nëpërmjet ngjyrave të theksuara, vendet ku keni humbur ose keni fituar yndyrë.

Farahnakhshian thotë se ata kërkonin të krijonin diçka që të kishte efekt te njerëzit në ndryshim nga skanerët e deritanishëm.

Komento
Etiketimet
Shperndaje