Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ky është “Hyperloop One”, treni që udhëton me 1200 km/orë

(Video) Ky është “Hyperloop One”, treni që udhëton me 1200 km/orë
November 12
10:33 2016

Dubai dhe Abu Dhabi, dy metropolet e Emirateve të Bashkuara, janë 160 kilometra larg njëri-tjetri, pra rreth 2 orë rrugë me makinë ose rreth 1 orë e gjysmë me tren.

Me “Hyperloop One” – treni super i shpejtë që udhëton me 1200 kilometra në orë, rruga do të zgjasë vetëm 12 minuta.

Si funksionon?
Një sërë kapsulash do të udhëtojnë në brendësi të tubave të ngritur, të ngjashëm me postën e ajrit të dikurshme, por do të jenë më të shpejta se një avion “Boeing 747”.

Edhe pse ky është një projekt shumë i vështirë për t’u realizuar, shoqëria “Hyperloop One” e Los Angeles-it, me në krye Shervin Pishevar, ka firmosur një marrëveshje me Autoritetin e Transportit të Dubait për të gjetur mundësitë e realizimit të këtij projekti.

Ky sistem transporti është vizioni i Elon Musk. Në vitin 2013, miliarderi amerikan, i cili është në krye të “Tesla”-s dhe të agjencisë private hapësinore “SpaceX”, tregoi planin e tij dhe e vuri në dispozicion të kujtdo për ta vënë në praktikë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje