Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ky është hidrocentrali që do të zgjidhë problemin e energjisë elektrike në Shqipëri

(Video) Ky është hidrocentrali që do të zgjidhë problemin e energjisë elektrike në Shqipëri
September 02
10:38 2016

Në vitin 2013, kompania “Devoll Hydropower” nisi të punonte në tre projekte lidhur me hidrocentralet për të siguruar energji elektrike. Ndërkohë që është punuar intensivisht për finalizimin e njërit prej tyre, që është specifikisht projekti për hidrocentralin e Banjës, është filmuar nga një dron rrjedhja për herë të parë e ujit në kanal.

Rezervuari i Banjës është ndërtuar 550 metra mbi nivelin e detit. Në rezervuar mbahen 47 miliardë gallon ujë. Thuhet se do të gjenerojë 255 GWh energji kur të operojë tërësisht në vitin 2018.

Duke marrë parasysh parametrat që shkruhen në plan-projekt, thuhet se ky hidrocentral do të jetë mjaft efikas në Shqipëri për të zgjidhur një problem të vazhdueshëm të vendit, siç është sigurimi i energjisë elektrike për 24 orë, çdo ditë të javës, në të gjitha zonat.

Një video e shpërndarë nga “Explorist” tregohet rrjedhja për herë të parë e ujit në hidrocentralin e Banjës.

Komento
Shperndaje