Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ky aksesor “magjik” për celularët tuaj do t’i çojë selfie-t në një tjetër nivel!

(Video) Ky aksesor “magjik” për celularët tuaj do t’i çojë selfie-t në një tjetër nivel!
July 27
10:35 2016

Bëhuni gati sepse një epokë e re fotografimi do të vijë! Shkopi i fotove (selfie stick) dhe tortura që heqim të gjithë për të zgjatur krahët sa më shumë që të mund të shkrepim një selfie ku të na duket i gjithë trupi, shumë shpejt do të jenë “modë e vjetër”.

Një aksesor që do të quhet “Goat Case” do të mund të bëjë që smartphone-i juaj të ngjitet kudo, në pasqyra, makina, dollapë e kudo që ju ta ndjeni të nevojshme. Kjo jo vetëm do të lehtësojë shkrepjen e selfie-ve, por gjithashtu do mund ta përdorni si pasqyrë apo mund të flisni lehtësisht në telefon duke e ngjitur telefonin te xhami i makinës. /blitz.al/

Për ta kuptuar më qartë se si do të funksionojë ky aksesor magjik, ndiqni videon më poshtë:

Komento
Shperndaje