Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Del në shitje droni që ngre njerëz

(Video) Del në shitje droni që ngre njerëz
December 21
23:10 2016

Prej disa kohësh, droni mund të themi se është kthyer në një trend. Ai u bë i njohur së tepërmi nga fotografët të cilët realizonin foto të mrekullueshme me të.

Por siç të gjithë e dimë teknologjia çdo ditë përparon. Së fundmi Samsung në bashkëpunim me Casey Neistat kanë shpikur dronin që shëtit njerëz. Ky dron mund të duket si i vogël, por mund të ngrejë njerëz.

Ata kanë nxjerrë në shitje këtë dron para festave të fundvitit dhe kjo do të ishte një dhuratë shumë e bukur. Samsung ka publikuar një video të dronit që shëtit njerëz dhe në këtë video thonë: “Meqenëse asnjë në botë nuk nxori në shitje një dron që ngre njerëz, e nxorëm ne në shitje një të tillë”./Blitz.al/

Shperndaje