Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vazhdojnë raportime për shpërthime të celularëve, këtë herë një Iphone 6

Vazhdojnë raportime për shpërthime të celularëve, këtë herë një Iphone 6
October 04
16:03 2016

Si pasojë e shpërthimeve nga mbingarkimi i baterive, kompania Samsung u detyrua të tërheqë nga shitjet aparatin më të ri Samsung Galaxy Note 7. Në rastin e këtij aparati përgjegjës për problemin ishte një e metë në prodhim. Por e njëjta histori ka ndodhur edhe me kompaninë tjetër, Apple, pasi javën e kaluar u raportua një shpërthim i një aparati celular Iphone 7 Plus. Tashmë, sipas  një burimi, thuhet se një tjetër aparat, Iphone 6, ka shpërthyer.

Një lexues i tha Phone Arena se ai ishte me disa shokë kur papritur telefoni i tij ishte përfshirë nga flakët. Telefoni ka shpërthyer në xhepin e pasmë të xhinseve duke i shkaktuar një djegie të shkallës së dytë në këmbën e majtë. Personi në fjalë është trajtuar në dhomën e emergjencës. Përdoruesi ka kontaktuar kompaninë dhe shpreson se ata do t’ia zëvendësojnë aparatin.  Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi këtë situatë dhe pritet që Apple të hapë një hetim mbi këtë çështje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje