Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Twitter mund të dalë jashtë loje?

Twitter mund të dalë jashtë loje?
April 28
11:53 2016

Gara e Twitter-it kundër kohës është intensive.

Kompania po përpiqet shumë të përmirësojë imazhin e saj të kritikuar gjatë, por sipas analistëve sfida e vërtetë është ta bësh këtë para se shumë përdorues të largohen.

Aksionet e kompanisë  të themeluar nga Jack Dorsey kanë rënë me 15 % gjatë të mërkurës së kaluar. Sipas analistëve, Twitter-i kishte disa opsione të mira, produktiviteti i të cilave mund të vinte shumë më vonë. Duhet që kompania të tregojë se mund të rregullojë problemet e saj lidhur me atë çfarë ofron para se shumë përdorues të largohen dhe të shkojnë drejt një rrjeti tjetër që u ofron atë çfarë ata në të vërtetë duan.

Kompania ka humbur gati dy të tretat e aksioneve vitin e kaluar, por ende është më e shtrenjtë se shumica e konkurrencës. Twitter-i ka përmirësuar paraqitjen dhe shfaqjen e tij, madje edhe kur një përdorues nuk është i loguar të arrijë të futet në program. Gjithashtu është firmosur një marrëveshje me “National Football League”, që do të mund të ndihmojë  median sociale të zgjerojë bazën e saj të përdoruesve.

Twitter-i ka promovuar opsionin  “video ads” dhe kompania thotë se përdoruesit po kalojnë më shumë kohë në rrjet duke parë dhe shpërndarë  video, por buxheti nuk ka ndryshuar ende, pavarësisht promovimit dhe reklamimit me anë të videove.

“Kalimi nga gjendja e mëparshme në performancën e lartë me “video ads” na ka çuar drejt një rruge në favor të buxhetit që duam”, – ka thënë Michael Graham. “Mendojmë se tre muajt e ardhshëm do të jenë pak të rrezikshëm për ne, edhe pse pritet që përmirësimet e këtij produkti të zhdukin problemet dhe rrisin edhe më shumë përdoruesit”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje