Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Twitter më në fund ndryshon rregullin e germave! Tashmë më shumë hapësirë për të shkruar

Twitter më në fund ndryshon rregullin e germave! Tashmë më shumë hapësirë për të shkruar
September 20
14:47 2016

Twitter-i më në fund ka ndryshuar rregullin e 140 karaktereve si kufi që ju limitonte sa herë që dëshironit të postonit një GIF apo një foto. Që nga dita e djeshme kjo shifër nuk është më e limituar dhe shenja @ nuk do të numërohet. Media sociale e ka bërë publik lajmin ditën e hënë dhe shumë përdorues do të kenë tashmë më shumë hapësirë për të shkruar mendimin e tyre sa herë që postojnë diçka në Twitter.

Rregulli i mëparshëm ishte vendosur nga kompania që në vitin 2006.

“Ne e vlerësojmë që është diçka e mirë estetikisht shkurtësia dhe shpejtësia e ndërveprimit. Por ndonjëherë ju shkruani një hartim të bukur me 139 karaktere dhe shtoni gjithashtu një foto apo video, gjë që bën që të tejkalohet limiti i shkrimit. Rregullat e reja janë të dizenjuara në mënyrë të tillë që t’i bëjnë bisedat më të shpejta dhe më të thjeshta”,- është shprehur Dara Nasr, drejtoreshë në këtë kompani.

Kufiri i germave është një aspekt për përcaktimin e shërbimit./Blitz.al/

Shperndaje