Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tragjedi në shpërthimin e vullkanit: Lava 700 gradë celcius u merr jetën 25 personave!

Tragjedi në shpërthimin e vullkanit: Lava 700 gradë celcius u merr jetën 25 personave!
June 04
11:12 2018

Një nga vullkanët më të mëdhenj të Amerikës Qendrore ka shpërthyer duke lënë të vdekur të paktën 25 persona.

Vullkani ka shpërthyer pak para se të formohej hëna e plotë në qiell. Pikërisht në këtë moment llava ka filluar të dalë dhe me shpejtësi ka marrë drejtime të ndryshme. Temperatura e llavës ka qenë diku tek 700 gradë celcius, detaj ky që e ka bërë vdekjen e personave edhe më tragjike, duke qenë se ka qenë gati e pamundur të identifikoheshin nga familjarët dhe organet përkatëse.

Viktimat kanë qenë pranë qytetit Guatemala, në një fshat të quajtur El Rodeo.

Megjithatë, ndonëse 25 persona kanë ndërruar jetë, me qindra të tjerë janë shpëtuar nga punonjësit e sigurisë, zjarrëfikësit, policët dhe ushtarët të cilët dolën menjëherë në terren sapo morën sinjalin e shpërthimit të vullkanit.

Rreth 3100 persona janë evakuuar dhe po mbahen në ambiente të siguruara nga shteti, ndërkohë që ende nuk është dhënë një numër i qartë i personave që kanë mbetur të plagosur nga tragjedia. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje