Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tinder bën një ndryshim që do të shkaktojë pakënaqësi tek adoleshentët

Tinder bën një ndryshim që do të shkaktojë pakënaqësi tek adoleshentët
June 10
18:23 2016

Aplikacioni më i vizituar nga adoleshentët, Tinder, sapo ka bërë një ndryshim që nuk do të lërë shije të mirë te këta të fundit.

Duke filluar nga java tjetër, çdo përdorues nën 18 vjeç, nuk do të ketë më mundësinë të përdorë shërbimet e Tinder-it.

“Meqë jemi një shërbim me 11 miliardë përdorues, kemi mbi supe përgjegjësinë e garantimit të sigurisë për këta përdorues. Prandaj vendosëm të ndalojmë përdorimin e programit nga persona nën 18 vjeç. Nëse nuk do ta bënim këtë gjë, atëherë rruga për pedofilët apo për “gjahtarët” e minorenëve do të ishte e hapur”, – është shprehur në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Tinder.

Që nga krijimi i tij në 2012-n, Tinder lejonte personat nën 18 vjeç të ishin pjesë e tij, por tani jo më. Duhet të jesh mbi 18 vjeç në mënyrë që të bësh njohje të reja në Tinder.

Etiketimet
Shperndaje