Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Telefonat një pjesë e pandashme e jetës tonë. Njihuni me markat që përcjellin më shumë valët e dëmshme radioaktive

Telefonat një pjesë e pandashme e jetës tonë. Njihuni me markat që përcjellin më shumë valët e dëmshme radioaktive
August 29
16:50 2018

Telefonat janë një pjesë e pandashme e jetës sonë.  Shpesh herë na ndodh të na zërë gjumi me telefon në dorë por edhe poshtë jastekut, gjë e cila ka pasoja negative për shëndetin tonë. Dihet që telefonat kanë rreze radioaktive të cilat janë shumë të dëmshme qoftë gjatë ditës por edhe më shumë gjatë natës.
Një studim i kryer nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen nga Radioaktiviteti ka zbuluar se kush janë telefonat me radioaktivitetin më të lartë dhe më të ulët  në botë.

Në listën e telefonave me radioaktivitetin më të lartë rezulton në krye marka  Xiaomi Mi A1  por gjithashtu është edhe marka e Apple me dy aparatët celularë, iPhone 7 dhe iPhone 8 në vendet 10 dhe 13 për radioaktivitetin më të lartë.

Ndërsa në listën e 15 telefonëve me radioaktivitetin më të ulët, 6 prej tyre janë telefona Samsung të cilët janë tepër të përdorshëm .

Mesa duket valët radioaktive më të larta  të cilat janë shumë të dëmshme i paska kompania APPLE krahasuar me atë Samsung që renditet në listën e telefonave më pak të dëmshëm nga valët radiaktive /Blitz.al/

Komento
Shperndaje