Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të rejat e Instagram-it që me shumë mundësi do t’u pëlqejnë të gjithëve

Të rejat e Instagram-it që me shumë mundësi do t’u pëlqejnë të gjithëve
December 07
16:45 2016

Instagram-i është duke bërë ndryshime të mëdha lidhur me komentet në rrjetin social. Tashmë është e mundur që të pëlqeni komentin e dikujt në një postim njësoj si funksionon në Facebook. Gjithashtu  mund të ndaloni komentet në një postim tuajin, duke shkuar tek “Advanced Settings” dhe duke shtypur “Turn Off Commenting”.  Ky opsion mund të kthehet sërish në po të njëjtën mënyrë.

Një tjetër tipar i ri që kompania i ofron përdoruesit është mundësia për të hequr ndjekësit nga llogaria juaj personale. Më parë e vetmja mundësi si mund të hiqnit dikë nga llogaria juaj ishte duke e bllokuar, por shumë shpejt do të mund thjesht ta fshini./Blitz.al/

Komento
Shperndaje