Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të gjithë e kishim mendjen te ndryshimi i logos së Instagram-it, kur në të vërtetë ka ndryshuar diçka më e rëndësishme

Të gjithë e kishim mendjen te ndryshimi i logos së Instagram-it, kur në të vërtetë ka ndryshuar diçka më e rëndësishme
May 13
20:15 2016

Ndryshimi i mekanizmit gjatë lundrimit në Instagram, thënë ndryshe ndërfutja e algoritmit të ri, ka shkaktuar  mjaft reagime në rrjetin tjetër social Twitter, ku përdoruesit e Instagram-it kanë shprehur haptazi pakënaqësinë për këtë ndryshim.

Rreth tri ditë më parë ata u përballën me një ikonë ndryshe dhe teksa hutimi vazhdonte, përdoruesit janë përballur me një tjetër ndryshim. Bëhet fjalë për ndryshimin e rendit kronologjik.

Ndërkohë që ende nuk dihet nëse ky algoritëm është duke u testuar, përdoruesve u shfaqen foto të “vjetra” dhe jo më ato të disa minutave më parë apo gjatë kohës që lundrojnë në Instagram.

Sipas disave prej tyre, ndryshimi i ikonës ishte thjesht një “mbulesë” e algoritmit tashmë të ndryshuar.

Etiketimet
Shperndaje