Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tashmë mund të dërgoni mesazhe në Whatsapp edhe pa internet

Tashmë mund të dërgoni mesazhe në Whatsapp edhe pa internet
January 25
16:07 2017

Aplikacioni Whatsapp së fundmi ka bërë update-in (përmirësimin) e tij të fundit, duke publikuar versionin 2.17.1.

Tashmë mesazhet mund të dërgohen edhe kur nuk ka valë interneti, që do të mblidhen dhe do të shkojnë në momentin që celulari do të lidhet me internet.

Kjo është vetëm për përdoruesit e sistemit operativ iOS, ndërkohë që pritet një ndryshim i tillë edhe për Android.

Gjithashtu, përdoruesit e iOS mund të dërgojnë edhe 30 foto dhe video në një mesazh të vetëm, ndërkohë do të ketë mjaft lehtësira për të liruar memorien nga mesazhet e panevojshme.

Më shumë se 1 miliard persona përdorin aplikacionin Whatsapp, duke e bërë një nga programet më të përdorura në botë. /Blitz.al/

Share